Ish-kreu i Shtetit, Ilir Meta do të kërkojë gjykim të zakonshëm dhe jo të shkurtuar, pasi u mor i pandehur nga Prokuroria e Posaçme.
Iu komunikuan akuzat në SPAK, Meta do të gjykohet me gjykim të zakonshëm apo të shkurtuar? Avokati: Ish-Presidenti ka zero pasuri të vendosur nga korrupsioni

Lajmi u dha nga avokati i tij, pasi përfundimit të seancës ndaj Metës në organin e akuzave ku iu komunikuan akuzat.
“Do të shkojmë me gjykim normal të zakonshëm sepse është një çështje e cila duhet sqaruar dhe marrë fund”, theksoi ai.
Avokati shtoi se Meta ka zero pasuri të vendosur nga korrupsioni. Ndërsa shtoi se “mali i madh i akuzave të ngritura ndaj Ilir Metës, sot ka rezultuar zero”.
“Ata thonë që zgjidhet në Gjykatë. Ne në gjykatë do të shkojmë, do të përballemi dhe do të shkojmë me gjykim normal të zakonshëm sepse është një çështje e cila duhet sqaruar dhe marrë fund.