Pas zhurmës së madhe që shkaktoi një fotografi e publikuar ditën e sotme në rrjetet sociale, ku shihen bashkë Driloni, Bay T, Diana dhe Arioni, duket se reagimet nuk kanë të ndalur.
Ishe në tri lidhje njëkohësisht’, Bay T nuk kursehet, ia kthen Drilonit

Fotografia, e cila daton disa muaj më parë – në kohën kur Diana dhe Arioni ishin ende në një lidhje, riktheu në vëmendje raportet e krijuara që nga periudha e Big Brother VIP Kosova.
Por ajo që ndezi edhe më shumë situatën ishte komenti i Drilonit në Instagramin e Prive By LS:
“Me dal me bossin ju ka met momenti ma i madh në jetë,” – shkroi Driloni, një fjali e cila u interpretua si një thumbim i drejtpërdrejtë ndaj ish-banorëve të përfshirë në fotografi.
Menjëherë pas kësaj, ka ardhur reagimi publik i Bay T, përmes një InstaStory.