Ish-deputeti i PS, Petro Koçi, ka foluar në studion e emisionit “Real Story” për mbështetjen që Sali Berisha i ka dhënë aktorit Florjan Binaj për Bashkinë e Tiranës.
Ish-deputeti i PS plas “BOMBËN” në studio, zbulon të infiltruarin e familjes Berisha…

Koçi deklaroi se aktori Binaj është i infiltruari i familjes Berisha dhe nuk është i pavarur ndërsa theksoi se PS ka një nivel të lartë dhe Ogerta Manastirliu është e duhura për bashkinë e kryeqytetit.
“Të jesh kryetar i Bashkisë së Tiranës është nivel shumë i lartë. Që do të thotë kur një parti politike e madhe merr përsipër pretendimin për të fituar Bashkinë e Tiranës duhet të përfaqësohet nga një nivel i lartë, politik dhe përvojë të provuar administrative dhe ndaj PS zgjodhi Ogerta Manastirliun sepse i garanton të dy këto standarde. Dhe po ashtu është një figurë e moderuar në komunikim të brendshëm. Kandidati që ka zgjedhur PD nuk është i pavarur, por është i infiltruar nga familja Berisha. Ka qenë pjesë e televizionit të familjes Berisha. PD ka ngritur duart lart është dorëzuar. Dhe gjithë ky proces i gjatë që nisi në momentin që po bëhej gati të fillonte një fushatë e pjesshme, PD po përpiqej të gjente dikë për të larë duart nga përgjegjësia e humbjes. Ndaj edhe thashë që gara e Tiranës është e mbyllur”, tha Petro Koçi.