Selvije Jao, ish-bashkëshortja e këngëtarit të njohur shqiptar Shpat Kasapi është rikthyer sërish në vëmendjen e publikut pas një përgjigjeje të drejtpërdrejtë ndaj ndjekësve të saj në rrjete sociale.
Ish-bashkëshortja e Shpat Kasapit me deklaratë të fortë: Duan gra të mira e fëmijë vetëm për fotografi

Përmes një pyetësori virtual, asaj iu drejtua një pyetje delikate që shpeshherë ngjall debate të mëdha.
“A duhet të jetë tradhtia arsye për të mos e falur një person, apo ekzistojnë edhe gjëra të tjera që mund ta prishin një marrëdhënie?”.
Selvije nuk ngurroi të japë mendimin e saj, duke e parë çështjen nga një këndvështrim më të gjerë se thjesht ‘tradhtia klasike’.
“Ka shumë gjëra që të bëjnë të mos e falësh një person. Ka partnerë që thjesht duan të krijojnë familje, por pa marrë asnjë përgjegjësi. Disa duan të kenë një grua të mirë vetëm për ta neglizhuar më vonë. Disa të tjerë duan fëmijë, por jo për të dhënë dashuri e kujdes, thjesht për të bërë fotografi dhe për të treguar imazhin e një familjeje të lumtur, ndërkohë që nuk japin asgjë nga vetja as për fëmijën e as për bashkëshorten”, u shpreh ajo.