Një ngjarje tragjike ka tronditur opinionin publik në Brazil, pas ndarjes nga jeta të influencueses së njohur Natália Cavanellas, vetëm 40 vjeçe. Ajo humbi jetën pas një ndërhyrjeje kirurgjikale kozmetike të kryer në një klinikë në São Paulo.
Influencerja e njohur nuk i mbijeton ndërhyrjes, ndërron jetë pas një operacioni kozmetik

Sipas raportimeve të CNN Brasil, Cavanellas pësoi një arrest kardiorespirator gjatë procedurës, duke mos mundur të mbijetojë, pavarësisht se ndodhej në një ambient spitalor me kushte të rregullta. Instituti i Mjekësisë Ligjore ka regjistruar rastin si “vdekje e papritur”, ndërsa hetimet për shkaqet e sakta janë ende në proces.
Mjeku që kreu ndërhyrjen, Dr. Edgar Lopez, deklaroi se operacioni ishte planifikuar dhe realizuar sipas të gjitha protokolleve mjekësore, por se pacientja pësoi një ndërlikim të rrallë të dyshuar si emboli pulmonare, një rrezik i njohur në ndërhyrjet e këtij lloji, edhe kur merren masa parandaluese.
Lajmin për vdekjen e saj e konfirmoi bashkëshorti, Rafael Thomazella, përmes një postimi emocional në Instagram, ku ndau dhimbjen e thellë dhe vlerësimin për figurën e saj:
“Të gjithë e dinë çfarë gruaje e jashtëzakonshme ishte Natália. E bukur, e pavarur, profesioniste, e dashur. Do t’i tregoj gjithmonë Manoellës se sa e jashtëzakonshme ishte nëna e saj, një grua që të gjithë e donin dhe e admironin.”