Imorale!” Ish-bashkëjetuesi i fut gjarpërinj në zyrë dhe e përndjek: Do të të qepem pullë poste!

Një 40-vjeçare nga Tirana denoncon në redaksinë e emisionit “Stop” në Tv Klan përndjekjen dhe dhunën që sipas saj i është bërë e po i bëhet nga ish-bashkëjetuesi. Ajo tregon se konflikti nisi kur cifti me dy fëmijë vendosi të divorcohet. Ish-bashkëjetuesi e përndjek duke pasur akses në kamerat e biznesit të ish-partneres e duke kontrolluar çdo lëvizje të saj.

Në këto kushte zonja kërkoi urdhër mbrojtjeje në gjykatë, por gjykata s’e pranoi dhe denoncuesja thotë që ai ka njohje e lidhje pasi ka mundësi ekonomike. Zonja tentoi sërish të merrte urdhër mbrojtjeje dhe këtë herë ia doli, por ish-bashkëjetuesi vijoi përndjekjen. Madje, pasi u pajis me urdhrin e mbrojtjes, ai i futi gjarpërinj në ambientet e biznesit të ish-partneres. Burri arriti deri aty sa të vendoste GPS në makinën e zonjës dhe kamera të fshehur në orën e murit në shtëpinë e saj.

Ish-bashkëjetuesiPo, po ta çoj mesazh zanor, ëëë…, realisht unë nuk do të tregoj fare tolerancë për ty, mo po fare, e kam treguar atëherë për hatër të fëmijëve dhe të asaj m*t lidhjeje mashtrimi, magjie që më bëre. Do të mundohem që të merrem posaçërisht me ty o imorale, se ku**ë, ku**ë, ku**ë, që u tregove ku**ë me mua, ose baxh**ë, por baxh**ëkun tënd, e kam toleruar njëherë dhe nuk e toleroj për herë të dytë. Por atë do ta çoj, me ty do të më kesh mbrapa, mbrapa, mbrapa, mbrapa gjithë jetës. Mbaje mend! Asnjë preokupim tjetër s’kam. Do të më kesh mbrapa gjithë jetës, për fat të keq dhe do të të qepem pullë poste…

Për gjithë këtë situatë, denoncuesja bëri kallëzim dhe materialet u referuan në prokurorinë e Tiranës për veprat penale “përndjekje dhe ndërhyrje në privatësi”. Kallëzimi i fundit nuk është regjistruar, pasi prokurori i çështjes, Françesk Ganaj, vendosi mosfillimin e procedimit penal në bazë të materialeve të referuara nga komisariati nr. 3.

Prokurori Françesk Ganaj: Në këtë rast i kam bërë mosfillim, shkurtimisht për ta ditur është konsideruar ndërhyrje në jetën private. Pra, janë disa vepra që prokurori është përjashtuar nga kompetenca për të ushtruar ndjekje penale.

Qytetarja thotë se duke qenë se në mes janë fëmijët, nuk e dëshiron këtë situatë, por është e detyruar sepse kërcënimet po rezultojnë fakte dhe nuk ka mbrojtje tjetër.

Djali i çiftit: Unë do të të mbuloj. Kur të të mbuloj unë, do t’i them babit “mos ma rrih mamin”, edhe babi do e kuptojë, edhe babi-mamin do e ketë xhan…ashtu do e bëj unë.

Gruaja:Mirë shpirt i mamit, mirë…

More posts