Data 9 tetor, është caktuar nga Gjykata e Lartë, si data për shqyrtimin e rekursisë së Ilir Metës, për masën e sigurisë “arrest me burg”, masë e cila është caktuar para rreth një viti nga gjykata dhe është lënë në fuqi deri tani.
Ilir Meta kërkon heqjen e masës së sigurisë “arrest me burg”, ja çfarë pritet pas 1 muaji…

Ankimimi i Ilir Metës ka ardhur pas vendimit të fundit të Apelit të Posaçëm Antikorrupsion që la të pandryshuar masën.
Data 25 Shtator, ora 11:00, është caktuar nga GJKKO, për zhvillimin e seancës paraprake, në ngarkim të Metës dhe katër personave të tjerë që janë marrë të pandehur nga SPAK.
Kujtojmë se ish presidenti Ilir Meta është akuzuar publikisht dhe ka qenë nën hetim nga SPAK për disa akuza, që lidhen me financime të paligjshme jashtë vendit, dosjen CEZ-DIA dhe të tjera çështje.