Nëse sot kemi vajzat, “show girl”, vajzat e bukura dhe të suksesshme që janë pandalim në ekran, në vitet ’60 të vetmet kanë qenë spikeret.
Ikonë e viteve ’60, jeton prej vitesh në SHBA, ja si duket sot spikerja e famshme Mimoza Tafaj e TVSH

Prandaj ato ishin edhe ikona të ekranit. Një ndër to ishte edhe Mimoza Tafaj. Fytyra të bukura, simpatike, brune e bionde, me një buzëqeshje natyrale, me një zë melodioz, qëndrim karakteristik, me një shqiptim korrekt, kështu kanë mbetur në memorien e publikut televiziv.
Mimoza ishte vetëm 17 vjeç, në 1974 kur bëri daljen e saj të parë televizive.
“Nga marsi i ’74-s deri në vitin 1999, periudha kur jepja lajmet dhe ishte dalja ime e fundit. Si folëse nga vjeshta e ’74-s, deri në gushtin e 85-s. Nga televizioni jam larguar në vitin 2014 dhe nga 40 vite punë në TVSh, 25 vjet i kam në ekran, por kam punuar edhe si montazhiere, kjo pas lindjes”, tregon ajo në një ndër intervistat e saj të rralla.
Sot, Mimoza është 68 vjeç dhe jetën e saj e ka ndërtuar larg ekranit dhe larg vendlindjes, në Amerikë.


“Janë vite, një pjesë tjetër e jetës kjo që e ndaj midis Shqipërisë dhe Amerikës. Jetoj me vajzën në shtetin Oregon, qyteti Portland, nga krahu i Paqësorit.