‘Ike mami, do na mungosh shumë…’ Lot dhe dhimbje! Vajza e 36 vjecares shqiptare që u vr* nga burri i saj bënë dedikimin prekës!

Katerina Nakoleci, vajza e madhe e çiftit Pandeli dhe Mariola Nakoleci, ka bërë një postim prekës për ndarjen tragjike nga jeta të 36 vjeçares. Nëna e saj u vra nga babai, mëngjesin e djeshëm në Volos, duke tronditur familjarët dhe gjithë komunitetin aty.

“Ike, mami im, do të më mungosh shumë. E di që do të na shohësh atje lart, por Dinos, unë dhe Asimina të duam shumë. Je përgjithmonë në jetën tonë”, shkruan Katerina, duke mos arritur të besojë dot se nuk do ta shohë më nënën.

Pandeli Nakoleci vijon të jetë në arrati. 40 vjeçari shqiptar që vrau dje bashkëshorten, Mariola Nakoleci, në sy të katër fëmijëve, po kërkohet intensivisht nga Policia greke, por deri tani nuk është mundur të lokalizohet.

Kur janë bërë 24 orë nga ngjarja që përgjaku qytetin e Volosit në vendin fqinj dhe tronditi komunitetin, autori 40 vjeçar nuk është arrestuar ende.

Autoritetet tani e konsiderojnë të mundshme që autori 40-vjeçar i vrasjes brutale në Volos ia mori jetën vetes, pas vrasjes së tmerrshme të gruas së tij dhe nënës së katër fëmijëve”, raportojnë mediat greke, duke marrë parasysh dhe të shkuarën e Pandeliut.

Policia greke thotë se autori i krimit kishte një histori të rëndë psikiatrike. Në qershor 2025, ai u përpoq të bënte vetëvrasje, gjë që çoi në shtrimin e tij në një klinikë psikiatrike. Sjellja dhe historia e tij ngrenë shqetësime se ai mund t’i ketë marrë jetën vetes për të shmangur arrestimin.

More posts