Një konflikt i çastit mes dy miqve nga Tropoja por që ishin vendosur me banim në Kamëz, është kthyer në një tragjedi pasi Arlind Demushi ka vrarë me thikë Hajdar Ismailgecin i thirrur shkurt si “Bali”.
Ik mos më çaj k…’/ Si nisi sherri mes dy miqve pasi pinë nga 1 dopio raki, paratë për të blerë bukë sollën vrasjen e 40-vjeçarit

Në dosjen e siguruar nga gazetari Elton Qyno, jepet dinamika e plotë e kësaj ngjarje të rëndë. Viktima Ismailgeci kishte disa kohë që ishte vendosur në banesën e autorit të krimit Arlind Demushi, pasi kishte ardhur nga Tropoja dhe qëndronte përkohësisht derisa të gjente banesë me qira.
Çdo mbrëmje dy shokët uleshin në lokalet e lagjes dhe pinin kafe bashkë. Ashtu ndodhi dhe në mbrëmjen e krimit, ku Demushi dhe Ismailgeci, konsumuan kafe dhe secili nga një dopio raki.
Pasi kanë mbaruar Arlind Demushi, ka treguar se janë çuar nga lokali dhe i ka dhënë 10 mijë lekë të vjetra mikut të tij që mbante në shtëpi, Hajdar Ismailgecit, me qëllim që ky i fundit të shkonte të blinte bukë.
Ndërsa vetë ka shkuar përpara për të vajtur në shtëpi. Por teksa ka konstatuar se Ismailgeci po vonohej, ai e ka marrë në telefon atë për ta pyetur se ku ishte dhe pse vonohej, pasi ai po e priste në shtëpi.