Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në fshatin Frashër të Fierit, ku një vajzë 26-vjeçare ka mbytur me tel babain e saj, ndërsa më pas, së bashku me nënën, kanë tentuar të fshehin krimin duke e paraqitur si aksident.
Ia mora jetën se nuk më linte të vishesha siç doja” – Vajza në Fier mb*ti me tel babain, tr*nditese cfare beri nêna

Sipas njoftimit zyrtar nga Policia e Fierit, ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:00 të datës 23 korrik 2025, pak para se të gdhijë dita e sotme.
Emanilda Rama, 26 vjeçe, ka telefonuar shërbimet e Policisë duke raportuar se i ati, Anesti Rama, 56 vjeç, kishte humbur jetën në mënyrë aksidentale në banesën e tyre.
Por hetimet e specialistëve të Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Prokurorinë e Fierit, ngritën dyshime të forta për rrethanat e dyshimta të vdekjes.
Policia nisi operacionin “Inskenimi”, i cili çoi në zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe arrestimin e autores.