Ngjarja tragjike që tronditi qytetin e Shkodrës, ku 34-vjeçari Kristian Kola u vra me armë zjarri në mes të qytetit, vazhdon të ngrejë shumë pikëpyetje. Familjarët kërkojnë drejtësi dhe zbardhjen sa më të shpejtë të vrasjes që tronditi opinionin publik.
I vranë djalin në Shkodër” – Babai i Kristian Kolës thyen heshtjen dhe bën paralajmërimin e fortë (VIDEO)

Babai i viktimës, Marash Kola, në një intervistë për “Shqipëria Live”, tregoi se lajmin e mori përmes rrjeteve sociale dhe shokëve, ndërkohë që ende nuk ka një informacion zyrtar nga autoritetet për autorët apo motivin e ngjarjes.
“Djali ishte njeri i thjeshtë, punonte çdo ditë në ndërtim. Nuk kishte konflikte, nuk ishte i përfshirë në aktivitete kriminale”, – u shpreh ai me dhimbje.
Ai theksoi gjithashtu mungesën e reagimit në kohë të ambulancës dhe faktin që djali qëndroi i plagosur për rreth një orë pa ndihmë mjekësore. Kjo sipas tij, mund të ketë ndikuar në fatin tragjik të Kristianit.
Motra e viktimës, Mariza Kola, tha se nuk kanë asnjë informacion nga autoritetet dhe nuk janë marrë në pyetje nga policia. Ajo përjashtoi mundësinë që vëllai të kishte probleme apo armiqësi me dikë.
Kristiani ishte një njeri i qetë, i përkushtuar vetëm ndaj familjes dhe punës. Kemi humbur një djalë të mirë, duam vetëm drejtësi”, tha ajo ndër të tjera.
Çfarë dihet deri tani: