Socialistja Maldrita Bardho, ka dhënë dorëheqjen si deputetet e re e Kuvendit, pasi fitoi mandatin nga rinumërimi i kutive të votimit në Fier, duke i marrë mandatin Zegjine Çaushit me 10 vota më shumë.
I mori mandatin Zegjinesë/ LAJM I FUNDIT: Maldrita Bardho jep dorëheqjen nga deputete…

Bardho shprehet se do të vijoj të kontribuoj për Partinë Socialiste dhe për Lushnjen, por pa qenë pjesë e parlamentit shqiptar.
Ajo shkruan se do ia lejë vendin koleges së saj, Zegjine Çaushi, që sipas saj e meriton të jetë në sallën e Kuvendit.
“Do t’i lë me shumë kënaqësi vendin tim, koleges dhe mikes time, Zegjine Çaushi, Zegjinesë që ka luftuar ndoshta më shumë për skuadrën se sa për veten këtë fushatë, duke u vënë në shenjestër të sulmeve të pamerituara nga politika e vjeter, nga politika e përbaltjes që ka frikë nga zërat e rinj, Zegjinesë nga e cila sot më ndajnë vetëm 10 vota dhe që padyshim e meriton të jetë në sallën e Kuvendit, për të përfaqësuar të rinjtë, sidomos vajzat”, shkruan Bardho.