I fundit! Rama merr vendimin drastik per keto plazhe: Nga viti tjeter..

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar se plazhet e Ksamilit dhe Dhërmiut do t’i kalojnë tërësisht në menaxhim Bashkive.

Kreu i qeverisë u shpreh se shumë shpejt do të nxirret edhe plani i ri për bregdetin, duke shtuar se “me të gjitha bashkitë do të kuptojmë se cilat plazhe bashkitë do t’i marrin tërësisht”.

Por dy janë të sigurta Ksamili dhe Dhërmiu”, deklaroi Kryeministri. Rama paralajmëroi gjithashtu se “ata të cilët janë mësuar të dhunojnë plazhet me shezlongë ngjitur me njëri-tjetrin dhe bishta çadrash të mos marrin më mundimin të aplikojnë fare”.

Edi Rama: Uroj të ketë dëgjuar kush duhet të dëgjojë, por do t’i ripërsërisim disa herë këto në mënyrë që ata të cilët janë mësuar të dhunojnë plazhet me shezlongë ngjitur me njëri-tjetrin dhe bishta çadrash të mos marrin më mundimin të aplikojnë fare.

Shumë shpejt do të nxjerrim të gjithë planin e ri për bregdetin dhe në bashkëpunim me të gjitha bashkitë do të kuptojmë se cilat plazhe bashkitë do t’i marrin tërësisht, por dy janë të sigurta Ksamili dhe Dhërmiu.

More posts