Kryesia e Partisë Socialiste zyrtarizoi 6 emrat e kandidatëve për Bashkinë e Tiranës, Vlorës, Beratit, Matit, Cërrikut dhe Tepelenës.
I buzëqesh “fati”! Kush nga socialistët do futet në Kuvend në Vlorë dhe Tiranë (EMRAT)

Pas shpalljes së emrave, kanë nisur të përfliten edhe lëvizjet që do të bëhen në radhët e mazhorancës duke qenë se dy prej kandidateve janë deputete të këtij legjislacioni.
Mes emrave të konfirmuar si kandidatë për kryetarë bashkish është deputetja Ogerta Manastirliut, e cila do të heqë dorë nga mandati i saj në Kuvend për të garuar për Bashkinë e Tiranës. Si rezultat i zgjedhjeve të 11 Majit vendin e Manastirliut në Parlament do ta zërë Blerina Gjylameti, një emër i njohur kjo në radhët e socialistëve.
Ndryshime do të ketë edhe në qarkun e Vlorës, pasi Brunilda Mersini u shpall nga Bledi Çuçi si kandidate për Bashkinë e qytetit bregdetar. Si pasojë, ajo pritet të lërë mandatin e deputetes, ndërsa vendin e saj do ta marrë Briseida Çakerri.
Partia Socialiste ka theksuar se përzgjedhja e kandidatëve për zgjedhjet e 9 nëntorit është bërë në bazë të një procesi të brendshëm vlerësimi dhe konsultimi me strukturat lokale.