Kryeministri Edi Rama ka dhënë një paralajmërim të fortë dhe të prerë për të gjithë pronarët e lokaleve dhe individët që kanë zaptuar hapësirat publike përreth pallateve, duke i trajtuar ato si pronë private.
I ashper dhe ditën e Ditëlindjes ! Edi Rama u jep ultimatum pronareve te lokaleve ne vend: Hiqini shpejt ose…

Gjatë një daljeje publike, kreu i qeverisë u ndal veçanërisht te fenomeni i vendosjes së trarëvenë hyrjet e blloqeve të banimit, ku në shumë raste qytetarët detyrohen të paguajnë për të hyrë me makinë në vendin ku jetojnë. Po ashtu, Rama akuzoi edhe ata që kanë vendosur tenda për klientët e lokaleve, duke zaptuar hapsira që u përkasin të gjithëve.
Nuk ka pronë private sa kohë ajo është një hapësirë ku nuk ka leje ndërtimi apo shfrytëzimi. Askush nuk ka më shumë të drejtë mbi tokën përreth pallatit sesa vetë banorët. Aty ku nuk ka ndarje të qartë dhe leje për ndërtim, hapësira është publike dhe e përbashkët,” – tha Rama.
Një nga shqetësimet kryesore që ngriti Kryeministri ishte praktika e përhapur e vendosjes së trarëve në rrugicat mes pallateve, ku shumë individë apo biznese kanë filluar të përfitojnë ekonomikisht duke tarifuar parkiminpër banorët apo vizitorët.
“Nuk mund të vësh tra për të marrë para. Nuk mund të vësh tra për të lejuar banorët të paguajnë që të jenë zot të vendit ku jetojnë. Kjo është absurde dhe e paligjshme,” u shpreh Rama me tone të ashpra.
🚫 Paralajmërimi për ndjekje penale
Në deklaratën e tij, Rama theksoi se të gjithë ata që kanë vendosur struktura pa leje – qofshin trarë, tenda apo ndarje fizike që pengojnë qarkullimin – do të përballen me ndjekje penale, për veprat penale të zaptimit të hapësirës publike dhe shkatërrimit të pronës së përbashkët.