Një akt i rëndë dhe provokues ka ndodhur në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, ku një grup huliganësh polakë, të identifikuar si tifozë të klubit Jagiellonia, kanë përdhosur bustin e Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.
Huliganë polakë përdhosin bustin e Skënderbeut në Tiranë – të njohur si pro-serbë dhe anti-shqiptarë

Sipas pamjeve të shpërndara në rrjetet sociale, tifozët kanë shfaqur flamurin me mbishkrimin provokues “Kosova është Serbi”, ndërsa kanë kryer veprime të turpshme pranë monumentit. Ky akt ka shkaktuar zemërim dhe reagime të ashpra nga qytetarët.
Kjo tifozeri është përshkruar prej kohësh si pro-serbe dhe shpesh ka shkaktuar incidente në ndeshje ndërkombëtare, ku janë dëgjuar duke kënduar korin “Vritini Shqiptarët”.
Ngjarja e sotme shihet si një fyerje e rëndë jo vetëm ndaj figurës së Skënderbeut, por ndaj gjithë shqiptarëve. Qytetarët kërkojnë ndërhyrje urgjente nga autoritetet për të identifikuar dhe ndëshkuar autorët.
Policia e Shtetit ende nuk ka dhënë një njoftim zyrtar mbi këtë rast, por presioni publik për të marrë masa është i madh.