Homazhe për Azem Hajdarin, Berisha bën betimin: “Do ngrihemi për të shpëtuar Shqipërinë!”

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, së bashku me anëtarë dhe simpatizantë të PD-së, zhvilloi sot homazhe në bustin e Azem Hajdarit, në përvjetorin e rënies së tij.

Në fjalën e mbajtur me këtë rast, Berisha theksoi se pluralizmi politik, për të cilin sakrifikoi Hajdari dhe studentët e dhjetorit 1990, sot është i “shtypur dhe i dhunuar”.

“Pluralizmi për të cilin Azem Hajdari dhe studentët e dhjetorit bënë sakrificën sublime, sot de facto është i shtypur dhe i dhunuar. Vota e lirë nuk ekziston,” deklaroi Berisha.

Ai shtoi se kjo ditë është një betim për çdo demokrat, deputet dhe mbështetës të PD-së që të ngrihen për shpëtimin e pluralizmit dhe demokracisë në Shqipëri.

“Është një ditë betimi për çdo demokrat shqiptar, për çdo deputet e drejtues të PD-së dhe për çdo mbështetës të saj. Ne jemi të gatshëm për çdo çmim dhe për çdo sakrificë për të rikthyer pluralizmin dhe votën e lirë,” tha Berisha.

More posts