SPAK bëri të ditur pak ditë më parë përmes programit të transparencës se ka nën hetim një prej ministrave të Qeverisë Rama. Ky qëndrim i Prokurorisë Speciale krijoi një përshtjellim dhe shumë aludime.
Hkmarrja e Erion Veliaj? Del emri, ja ministri i Edi Rames qe do arrstohet nga SPAK

Por gazetari Elton Qyno bën të ditur se SPAK ka vënë nën hetim ministrin armik te Lali Erit i cili eshte…Arbjan Maznikun, ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor.
Gazetari shkruan për OraNews se fillimisht hetimet ndaj Maznikut, janë fokusuar vetëm tek tenderat e bashkisë dhe nisur nga dyshime për abuzime me detyrën, SPAK dhe BKH-ja, kanë kryer 3 muaj para zgjedhjeve parlamentare një kontroll në banesën e zyrtarit të Lartë.
Nuk dihet me saktësi se çfarë është gjendur nga ana e SPAK në banesë, por një burim pranë këtij institucioni tha për “Ora Neës”, se tashmë është në pritje të një dosje tjetër kundër Arbjan Maznikut, e cila do transferohet për moskompetencë nga prokuroria e Tiranës drejt SPAK.
Madje për llogari të kësaj dosje, Mazniku, në cilësinë e ish-nën/kryetarit të bashkisë së Tiranës, është marrë në pyetje lidhur me hapjen e procedurave të dyshuara si fiktive të një tenderi për rikonstruksionin e rrugës “Xhon Belushi” që ndodhet në zonën e “Freskut”.