Për Vilma Dulen, 27 vjeçaren nga Vlora që punonte si menaxhere e burimeve njerëzore pranë një call center-i Italian, mëngjesi i 27 gushtit 2013 duhej të ishte një mëngjes i zakonshëm si gjithë të tjerët.
Historia motivuese e 27-vjeçares që u shpërfytyrua me acid dhe nuk u dorëzua kurrë

Në të vërtetë, mëngjesi i asaj të marte do të ishte më i hidhur se acidi që i shpërfytyroi fytyrën duke rrezikuar seriozisht shikimin dhe shkaktuar lëndime serioze në kraharor dhe krahë.
Vajza e re do të sulmohej rrugës për në punë nga një person i panjohur, duke shenjuar në këtë mënyrë edhe një ndër rastet e para të këtij lloj krimi në vendin tonë.
Policia do të merrte në pyetje asokohe shumë ish-punonjës të call center-it ku punonte Vilma, por pa asnjë rezultat, duke klasifikuar ngjarjen si vepër penale e nxitur nga inati. E ndërsa kanë kaluar 4 vjet nga ngjarja barbare, Vilma Dule ka vendosur të shfaqë fytyrën e saj në rrjete sociale..fytyrën e një luftëtareje që nuk u dorëzua kurrë, të cilës nuk arritën t’i shpërfytyronin shpirtin e as dëshirën për jetë.
” vite më parë, më 27 gusht 2013, një burrë më sulmoi me acid teksa po dilja nga shtëpia për të vajtur në punë. Ishin të shumtë ata që mendonin se s’do t’ia dilja të ringrihesha pas kësaj goditjeje të rëndë.