Historia e 50 Vjeçares që u plagos me thikë nga i biri 26 vjeçar në Dibër.E goditi 7 herë.

Një ngjarje e rëndë është raportuar të ketë ndodhur pasditen e sotme në fshatin Maqellarë të Dibrës. Sipas informacioneve paraprake, pas një konflikti një djalë i moshës 22-vjeçare ka plagosur me thikë nënën e tij.

E plagosura është transportuar me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë, ndërsa gjendja e saj shëndetësore raportohet të jetë e rëndë. Sipas burimeve për media, 22-vjeçari vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Detaje të reja priten në vijim ndërsa policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes ku po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit. Personi që shihni në foto është Nexhmije Sula 50 vjeç, e cila është drejtoreshë e shkollës 9-vjeçare në fshatin Pocest të Maqellarës. Nexhmija Sula u plagos pasditen e sotme nga djali i saj, 26-vjeçari Ikler Sula.

Sipas asaj që raportoi policia, ngjarja e rëndë ndodhi pas një konflikti për motive të dobëta në familje, por ende nuk është e qartë se për çfarë lloj mosmarrëveshje bëhet fjalë.

Sipas asaj që raportohet në media, i riu e ka goditur nënën e tij 7 herë me thikë, e cila tashmë ndodhet në Spitalin e Traumës ku po merr ndihmë mjekësore të specializuar.

Pak më parë u raportua se Ikler Sula prej kohësh nuk ishte në gjendje të mirë mendore pasi kishte shfaqur shenja stresi si dhe ishte i mbyllur në vetvete.
Sakaq, autoritetet ndodhen në vendin e ngjarjes ku po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

More posts