Hetimet e SPAK ndaj Ballukut/ Braçe zbulon “fatin” e zv.kryeministres: Për shkarkimin…

Deputeti socialist, Erion Braçe komentoi hetimet e SPAK ndaj zv/kryeministres Belinda Balluku për të cilën tha se prezumimi i pafajësisë qëndron deri në momentin kur ka një vendimmarrje nga organet e drejtësisë.

Braçe thekspoi se në këtë rast politika nuk duhet të ndërhyjë për të lënë të lirë organet e drejtësisë të kryejnë detyrën e tyre.

Zyrtarisht e pandehur, nuk do të thotë zyrtarisht e fajshme. Pashë që u anatemua dhe ambasadori i BE për prezumimin e pafajësisë dhe gjithçka tjetër, në rastin kur ka një akuzë penale të ngritur nga SPAK, që vjen si produkt i politikës për mua duhet të jetë STOP. Pasi çdo ndërhyrje politike në këtë proces politizon dhe nuk i bën mirë drejtësisë”, tha deputeti socialist.

Braçe tha se vendimmarrja për largimin ose jo të saj nga detyra është atribut i drejtpërdrejtë i kryeministrit Edi Rama.

Është çështje që i takon kryeministrit jo mua. I takon atij, në çmimin e kryeministrit dhe kur i emëron dhe kur dueht të marrë një vendim për cilindo, është atribut i kryeministrit dhe kur më nominoi mua, dhe kur ika unë, por dhe në këtë rast, është atribut i drejtpërdrejt i kryeministrit”, tha Braçe.

Nisida Tufa: Zoti Brace flasim pak për disa zhvillime që jkanë tronditur politikën pse jo dhe mazhorancën. Balluku zyrtarisht e pandehur nga SPAK, në detyrë drejton një nga ministritë me buxhetin më të madh. Si e keni parë këtë zhvillim?

Braçe: Veprimet e SPAK patjetër që trondisin por nuk duhen përjetuar si drama, në momentin kur e miratuam reformën në drejtësi dhe kur i dhamë atributet një institucioni të tillë si SPAK, patjetër që do të duhet të prisnim dhe veprime të tyre kundrejt mazhorancës.

Pra në këtë aspekt është e pritshme. Në këtë aspekt, cdo gjë që vjen prej tyre dhe ne e dinim që do të ndodhte. Çdo veprim që ka ndërmarrë SPAK, PS ka marrë një qëndrim dhe është i qartë. Cilido që ka marrë një akuzë përballet me të në rrugë individuale pra nuk ka mbrojtje politike nga partia. Pra që ne kemi hequr dorë nga mbrojtja politike për cilindo prej nesh dhe ky është një qëndrim diametralisht ekstrem në krahasim me cilindo palë tjetër politike në këtë vend.

Po vijmë tek rasti konkret. Zyrtarisht e pandehur, nuk do të thotë zyrtarisht e fajshme. Pashë që u anatemua dhe ambasadori i BE për prezumimin e pafajësisë dhe gjithçka tjetër, në rastin kur ka një akuzë penale të ngritur nga SPAK, që vjen si produkt i politikës për mua duhet të jetë STOP. Pasi çdo ndërhyrje politike në këtë proces politizon dhe nuk i bën mirë drejtësisë. Keni një rast apo 2 në krahun tjetër, klubi partizani dhe 21 janari, më keni dëgjuar të flas? Kurrë, nuk dua së pari të politizohen dhe së dyti nuk flas për njerëzit kur janë në pozita të vështira.

A duhet të vijojë zonja Balluku në detyrë?

Është çështje që i takon kryeministrit jo mua. I takon atij, në çmimin e kryeministrit dhe kur i emëron dhe kur dueht të marrë një vendim për cilindo, është atribut i kryeministrit dhe kur më nominoi mua, dhe kur ika unë, por dhe në këtë rast, është atribut i drejtpërdrejt i kryeministrit.

Qeveria do tronditet në momentin kur nuk qeveriset. Në cdpo aspekt tjetër, vijmë te ajo që kemi thënë. Ne dhe drejtësia kemi një distancë sanitare që nuk duhet kapërcyer asnjëherë.