Autoritetet amerikane kanë vendosur të rishikojnë të gjithë 55 milionë vizat e të huajve që jetojnë në këtë vend, me viza të vlefshme amerikane, shpjegoi një zyrtar i Departamentit të Shtetit të enjten (21 gusht).
Hera e pare qe ndodh! Amerika njofton se do të rishikojë të gjitha vizat për të huajt, çfarë duhet të dini

“Nëse ka ndonjë tregues të papërshtatshmërisë, Departamenti i Shtetit do të revokojë vizën e ndonjë personi të prekur”-, thuhet në deklaratë.
Kushtet për marrjen e vizave
Kjo mund të ndodhë nëse një person ka tejkaluar kohën e qëndrimit të lejuar në Amerikë, nëse personi është përfshirë në ndonjë kriminal, nëse paraqet kërcënim për sigurinë publike dhe nëse një person është përfshirë në ndonjë aktivitet terrorist ose mbështetje të ndonjë organizate terroriste.
Ndryshime në aplikimin për vizë amerikane, Ambasada e SHBA jep njoftimin e RËNDËSISHËM: Nga 2 shtatori…
“Rishikimi do të marrë në konsideratë të gjithë informacionin e disponueshëm, duke përfshirë edhe deklaratat nga policia dhe autoritetet e imigracionit, si dhe çdo informacione të tjera me rëndësi edhe pas lëshimit të vizës”, shtoi Departamenti i Shtetit.
Vizat studentore
Në veçanti vizat studentore do të rishikohen më intensivisht dhe me vëmendje, shtohet në deklaratë. Departamenti i Shtetit njoftoi të hënën e kaluar se kishte revokuar 6,000 viza studentore, prej ardhjes në pushtet të qeverisë së re në janar të vitit 2025.