Të paktën 18 persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur në dy sulme në Kolumbi, duke e thelluar edhe më tej krizën më të rëndë të sigurisë në dekada që po përjeton vendi.
Helikopteri shkatërrohet nga droni, 18 të vd*kur nga shpërthimi

Sulmi i parë ndodhi në qytetin perëndimor të Calit, ku një makinë bombë shpërtheu në një rrugë të populluar, duke vrarë 6 persona dhe duke lënë të plagosur mbi 60 të tjerë. Objektiv i mundshëm ishte Shkolla Ushtarake e Aviacionit Marco Fidel Suarez, pranë së cilës ndodhi shpërthimi. Dëshmitarët raportuan një “zhurmë të tmerrshme” dhe dëme të mëdha në shtëpitë përreth.
Më herët të enjten, një sulm me dron ndaj një helikopteri policie në një zonë rurale pranë qytetit Medellín shkaktoi vdekjen e 12 zyrtarëve, pasi helikopteri u rrëzua pas goditjes nga një mjet shpërthyes.
Kryetari i bashkisë së Calit, Alejandro Eder, shpalli gjendjen e jashtëzakonshme, ndaloi përkohësisht qarkullimin e kamionëve të mëdhenj në qytet dhe ofroi një shpërblim prej 10,000 dollarësh për këdo që jep informacion mbi autorët.
Presidenti Gustavo Petro, së bashku me drejtues të ushtrisë dhe Ministrinë e Mbrojtjes, njoftuan mbledhjen e një këshilli urgjent sigurie për të vendosur masa shtesë në mbrojtje të qytetarëve.