Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja njoftoi sot se në Platformën Kombëtare të Punësimit janë shpallur 5500 vende të lira pune në të gjithë vendin.
Hapen 5500 vende pune”/ Qeveria Rama jep LAJMIN E MIRË kush është pa punë…

Tashmë, çdo punëkërkues plotëson online dosjen respektive dhe çdokush gjen punën më të mirë të mundshme apo kandidatin më të mirë për një vend pune përmes “puna.gov.al”.
“Pozicione për të gjitha nivelet arsimore dhe sektorë të ndryshëm ju presin”, shkroi Gonxhja, teksa ftoi të rinjtë të aplikojnë për t’u punësuar.
Platforma shërben po ashtu dhe për punëdhënësit, të cilët mund të publikojnë vendet e lira të punës për të gjetur punëkërkuesit e duhur.
Platforma ofron informacion mbi vendet e lira të punës në Shqipëri, ku ndërmarrjet hoteliere, industria nxjerrëse, prodhimet artizanale, arsimi dhe formimi profesional, industria ushqimore, administrata publike dhe ndërtimi janë edhe sektorët që kanë më tepër kërkesa për punësim.