Kriza në Lindjen e Mesme ka shpërthyer sërish me forcë brutale.
Në orët e fundit, Irani ka lëshuar një breshëri të re raketash mbi Izraelin, goditje që kanë përfshirë qytetet më të mëdha si Tel Avivi dhe Haifa.
Sipas raportimeve të shërbimit izraelit të urgjencës, tre persona kanë humbur jetën në qendër të vendit. Kjo goditje vjen si përgjigje ndaj një sulmi ajror të Izraelit, që kishte në shënjestër bazat raketore iraniane dhe që, sipas burimeve, ka eliminuar shefin e inteligjencës së ushtrisë iraniane.
Nga ana tjetër, Ministria iraniane e Shëndetësisë ka dhënë një bilanc shokues: të paktën 224 viktima nga sulmet izraelite që kanë nisur që nga e premtja.