Ish finalistja e Big Brother VIP Kosova, Xheneta Fetahu ka ngjallur reagime në rrjete sociale me Instastory-n e fundit, ku ndau një foto misterioze të flokëve biond platin, duke shkruar sipër: “Gjeni personazhin”.
Habiten ndjekësit, Xheneta nxjerr ‘Gjestin’ në story?

Ky veprim ka bërë që shumë ndjekës ta lidhin menjëherë me një nga personazhet me të cilët ajo pati afërsi gjatë kohës në shtëpinë e Big Brother – Gjestin.
Postimi i saj i fundit shihet si një rikthim tek kujtimet e asaj kohe, duke i bërë ndjekësit të pyesin nëse Xheneta po tenton të risjellë vëmendjen mbi atë marrëdhënie të lënë pas apo thjesht ka dashur të krijojë pak mister me ndjekësit e saj.
Mbetet për t’u parë nëse ajo do të japë ndonjë shpjegim tjetër, apo do ta lërë publikun të vazhdojë me hamendësimet.
