Shqipëria Sot publikoi ditën e djeshme pamjet e një sherri të ndodhur pranë një hoteli në Dhërmi, duke tronditur pushuesit vendas dhe të huaj. Përleshja ka qenë aq e ashpër dhe e papërshtatshme sa ka krijuar një atmosferë të tensionuar, ku janë përdorur grushte dhe shkelma mes palëve.
GRUSHTAT NË DHËRMI: PUSHUESIT E HUAJ TË TMERRUAR NGA DHUNA , FUT E BJER PA PUSHIM ! ( VIDEO )

Megjithëse pamjet e këtij sherri kanë bërë xhiron e mediave, policia ende nuk ka marrë masat e nevojshme, gjë që ka ngritur dyshime për ndikim të qëllimshëm. Mësohet se në sherrin e dhunshëm janë përfshirë fëmijë dhe nipër të VIP-ave të njohur dhe politikanëve me emër.
Sipas informacioneve, në këtë përleshje janë të përfshirë nipi i ish-deputetit Mark Frroku, Leon Frroku; djemtë e ish-Miss Shqipëria Valbona Selimllari, Deni dhe Kejni; si dhe nipi i ish-ministrit Lefter Koka.
Një dëshmitar për Shqipëria Sot shprehet:
“Personat që zihen janë çunat e Valbona Selimllarit. Ai që rrihet është Deni Selimllari, ndërsa agresori është Leon Frroku. Kam qenë vetë aty. Personi me bluzë të zezë e me tuta të bardha është vëllai i Denit, Kejn Selimllari. Janë zënë për një femër dhe për inate të mëparshme. Leon Frroku e ka sulmuar. Ju lutem anonim.”