Gruaja e aktorit Naun Shundit jep lajmin e keq: Shëndeti i tij…

Bashkëshortja e aktorit dhe regjisorin e njohur, Naun Shundi ka reaguar sot lidhur me gjendjen shëndetësore të tij, i cili po trajtohet në QSUT.

Ajo shpreh mirënjohje për të gjithë miqtë, kolegët dhe artdashësit që janë solidarizuar me familjen në ditët e vështira, duke dhënë ndihmën e tyre. Por ka dhënë lajmin e hidhur se gjendja e aktorit ka marrë një kthesë aspak optimale, duke i bërë thirrje miqve dhe dashamirësve që të mos kontribuojnë më financiarisht.

Në ditë të keqe, u shfaqën njerëz të mrekullueshëm, që na ndihmuan në këtë situatë të vështirë për shëndetin e aktorit regjisorit dramaturgut Naun Shundit. Ç’do emër që ka kontrubuar në llogaritë tona të hapura, që kjo ëndërr e keqe, të mbetej vetëm një ëndërr, ka jo vetëm mirënjohjen, por mbi të gjitha, na ka falur lehtësi dhe kurajo për betejen me jetën. Miq, dashamirës, koleg, artëdashës. Mos kontribuoni më në këto faqe. Tashmë, fatkeqësisht, shëndeti i Shundit ka marrë një kthesë aspak optimale. Mirënjohje dhe shëndet në familje“, shkruan bashkeshortja e tij.

More posts