Reperi i njohur shqiptar, Arian Agushi, i njohur për publikun si ‘Gold AG’, është bërë baba për herë të tretë. Lajmin e ka ndarë vetë ai përmes një postimi emocional në Instagram, ku ka shprehur falënderimin ndaj Zotit për këtë dhuratë të çmuar.
Gold AG bëhet baba për herë të tretë, reperi zgjedh emrin domethënës për vajzën!

Falenderimi i takon Allahut… që sot prapë na furnizoi e na gëzoi me një dhuratë të çmueshme, me një vajzë. Unë dhe Ermira u bëmë prindër për herë të tretë, e Guerili e Fronti u bënë me një motër,” ka shkruar ai.

Gold AG ka zbuluar gjithashtu se vajza e tij e sapolindur do të quhet Emblema, një emër i veçantë dhe me simbolikë të fortë patriotike.

Babi emrin po ta lo Emblema, ruje dhe duje dhe dije që je gjë e çmuar dhe e paprekshme si emblema me tri shkronjat e arta.”

Po ashtu reperi ka kujtuar edhe babain e tij të ndjerë, duke zbuluar se vajza ka lindur në të njëjtën datë me gjyshin e saj.