Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.4 goditi pranë bregdetit lindor të rajonit Kamchatka në Rusi.
Goditje e frikshme 7.4 ballë, autoritetet japin alarmin për cunami”

Epiqendra u regjistrua 111.7 kilometra në lindje të Petropavlovsk-Kamchatsky, në një thellësi prej 39 kilometrash.
Deri tani nuk ka raportime për dëme të mëdha apo persona të lënduar.
Megjithatë, Sistemi i Paralajmërimit për Cunami i Paqësorit njoftoi për rrezikun e mundshëm të një cunami.
Më 20 korrik 2025, Gadishulli i Kamchatkas u trondit nga pesë tërmete të fuqishme, ku më i forti arriti magnitudën 7.4.