Goditje e fortë nga Gjykata e Lartë! Sekuestroja e Ajola Xoxës mbetet në fuqi!

Gjykata e Lartë ka vendosur të rrëzojë rekursin e depozituar nga Ajola Xoxa, bashkëshortja e ish-kryetarit të Bashkisë së Tiranës, dhe nëna e saj, Valbona Xoxa, në lidhje me sekuestrimin e një pasurie në zonën e Qerretit.

Në rekurs, ato kundërshtonin vendimin e mëparshëm të Gjykatës së Apelit të Posaçëm, që la në fuqi sekuestron e vendosur nga SPAK mbi një banesë të dyshuar si e pajustifikuar me burime të ligjshme.

Së bashku me to, rekurs kanë depozituar edhe dy shoqëri, të cilat gjithashtu kërkuan heqjen e sekuestros, por kërkesat u refuzuan nga Gjykata e Lartë.

More posts