Avokati i Ardian Isufit, policit që goditi me shpulla kamerierin 18-vjeçar Ron Balaj në një lokal në Vlorë, ka publikuar pamje të tjera që sipas tij tregojnë dhunën e ushtruar ndaj klientit të tij pas incidentit.
Goditi kamerierin për një shishe ujë/ Momenti kur 15 persona godasin me mjete të forta policin

Në reagimin e tij, avokati Kujtim Cakrani pretendon se polici u rrah nga 15 persona jashtë lokalit dhe se në video “dallohen qartë” dhunuesit. Sipas tij, reagimi ndaj klientit të tij ishte i tepruar, pasi “ai i futi vetëm dy shpulla djalit”, ndërsa më pas u sulmua me mjete të forta.
Pamjet e publikuara nuk tregojnë qartë momentin e konfrontimit, por shfaqin një grup personash në tension jashtë ambientit të lokalit. Cakrani thekson se policia duhet të ndalojë personat e përfshirë dhe të zbardhë të gjithë dinamikën e ngjarjes.
Avokati nuk bëri koment mbi dhunën e ushtruar ndaj 18-vjeçarit, duke këmbëngulur se rrahja e klientit të tij nga disa persona është “fakti kryesor” që po neglizhohet.
Reagimi i plotë i avokatit: