Gj*ku mes familjes – Shqiptari 26-vjeçar vri*et nga kushëriri i tij

Ngjarje e rëndë në Angli – Shqiptari 26-vjeçar vritet me thikë nga kushëriri i tij në Leeds

Një tragjedi familjare ka ndodhur më 29 gusht në Leeds të Anglisë, ku një konflikt mes dy kushërinjve shqiptarë përfundoi në krim fatal.

Sipas raportimeve të mediave britanike dhe njoftimit të policisë, ngjarja ndodhi pasditen e së premtes në rrugën Cardigan Road, Headingley, ku 26-vjeçari Elsiado Marku u qëllua për vdekje me thikë. Autoritetet e shpallën të ndjerin të vdekur në vendngjarje.

Policia arrestoi menjëherë autorin e dyshuar, kushëririn e viktimës, Eljon Markaj, 31 vjeç, i cili u paraqit të hënën para Gjykatës së Magjistratëve të Leeds. Ai akuzohet për vrasje dhe mbajtje të armës së ftohtë në publik, ndërsa aktualisht ndodhet në paraburgim.

Autoritetet britanike kanë bërë thirrje që çdo person që ka informacion mbi rastin të kontaktojë me policinë.

More posts