Spitali Onkologjik në Tiranë ndodhet në një gjendje të rënduar, ku kushtet e trajtimit për pacientët janë të papërshtatshme dhe shpesh çnjerëzore. Këtë e bën të ditur një qytetare e cila ka dërguar edhe pamje në redaksi teksa shkruan se dhomat janë të mbushura përtej kapacitetit, me deri në gjashtë pacientë në një hapësirë të vetme, pa mundësi për shoqëruesit dhe pa pajisje elementare si karroca apo krevate të përshtatshëm. Mungesa e sistemit të ngrohjes, tualetet në kushte skandaloze dhe muret me lagështi e bëjnë edhe më të vështirë qëndrimin për ata që po përballen me një sëmundje të rëndë si kanceri.
Gjendje alarmante në Onkologjik: Pacientët luftojnë me sëmundjen dhe kushtet çnjerëzore

Kjo situatë e rëndë nuk është thjesht një çështje infrastrukture, por një thirrje për ndërgjegjësim dhe ndërhyrje urgjente nga Ministria e Shëndetësisë me ministren Albana Koçiu. Pacientët onkologjikë nuk janë numra në statistika, por njerëz që përballen çdo ditë me dhimbje dhe frikë, të cilët kanë nevojë për dinjitet, përkujdesje dhe shpresë. Spitali duhet të jetë një vend ku jeta mbështetet dhe dhimbja lehtësohet, jo një vend që shton vuajtjen dhe ndjenjën e braktisjes.

Është koha që qeveria të kujtohet se spitali nuk është thjesht një godinë është vendi ku jepet shpresë dhe ku çdo i sëmurë duhet të ndihet njeri, jo i harruar. Dhimbja e tyre është një thirrje që kërkon përgjigje të menjëhershme: më shumë humanizëm, më shumë respekt dhe kushte të denja për këta njerëz që po luftojnë me gjithë forcën për jetën!

Përshëndetje! Doja të ndaja me ju disa foto të Onkologjikut në gjendjen e mjerueshme që është dhe një shkrim për të nga eksperienca që kam kaluar në këtë spital. Jeta të përplas në shumë dyer dhe mua sot më përplasi në një derë që do doja mos të shikoja askënd.