Gëzimi që u kthye në tragjedi: Zheji po festonte sot ditëlindjen e të birit

Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot opinionin publik. Gazetari dhe publicisti i njohur Artur Zheji ndërroi jetë në moshën 64-vjeçare, teksa ishte ulur në drekë me familjen për të festuar ditëlindjen e djalit të tij 22-vjeçar.

Ajo që nisi si një ditë gëzimi e mbushur me urime, u kthye brenda pak minutash në një tragjedi të dhimbshme.

Gjatë drekës, Zheji është ndierë keq dhe familjarët kanë njoftuar menjëherë urgjencën. Por, pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, ai mbërriti në spitalin e Sarandës pa shenja jete, pasi dyshohet se pësoi arrest kardiak.

Në vend të festës, familja u përball me humbjen më të madhe. Bashkëshortja, djali dhe vajza 19-vjeçare mbetën pa njeriun e tyre më të dashur, ndërsa gazetaria shqiptare pa një nga figurat më të njohura të saj.

More posts