Gjatë emisionit “Goca dhe Gra” ka plasur “bombën” për çiftin më të përfolur të Big Brother Vip Albania 4, Eglin dhe Gjestin. Gerta është shprehur se Egli dhe Gjesti nuk kanë qenë kurrë bashkë pas daljes nga shtëpia dhe madje ajo tha se ata e kanë bërë vetëm për klikime duke qenë se fansat donin të dinin më shumë për ta.
Gerta Gixhari plas “bombën”: Egli dhe Gjesti nuk kanë qenë kurrë bashkë

Gerta Gixhari: “Çiftet që u krijuan brënda shtëpisë e lanë marrëdhënien e tyre brënda shtëpisë sepse nuk thonë dot të vërtetën për audiencën. Rasti i Eglit me Gjestin ishte pikërisht ku audienca kërkonte të dinte më shumë për këtë çift kur dolën nga shtëpia sepse brënda asaj shtëpisë u panë të gjitha. Unë mendoj që ato nuk janë bashkuar asnjëherë me njëri tjetrin pasi kanë dalë nga shtëpia sepse ata nuk kanë bërë asnjë postim bashkë, nuk kanë bërë asnjë reagim qoftë dhe personal është shmangur totalisht e gjitha. Nga ana tjetër nuk u ka leverdisur të deklarojnë që jo unë nuk kam asnjë llojë marrëdhënie me njëri tjetrin.”