Gazetari zbulon 4 ministrat që do ruajnë “postin” e tyre, “favorizohen” nga Rama

Gazetari Dritan Hila ka analizuar kabinetin e ri të qeverisë që pritet të mblidhet në datë 11 shtator.

Hila ka renditur 4 emra ministrash që sipas tij, janë më të sigurtë në postin që kanë dhe që mund të rizgjidhen nga Edi Rama.

Edhe pse akoma nuk i dimë emrat e një pjese të ministrave dhe kë sektor do mbulojnë, ata që mendoj se kanë një post të sigurtë dhe i kanë pëlqyer Edi Ramës dhe mund të rikonfirmohen janë: Pirro Vengu që kohët e fundit edhe me situatën e zjarreve tregoi një lloj lidership-i. Më pas mendoj ministrin e Jashtëm Igli Hasani, një profesionist që i duhet Ramës më së shumti në momentet kur tenton të anëtarësohemi në BE pasi ka notuar në këto ujëra. Shikoj ministrat që kanë mbajtur një profil të ulët dhe nuk kanë tentuar të krijojnë grupazhe siç është Blendi Gonxhe, të cilin e shof dhe në perspektivë për bashkinë e Tiranës. Gonxhe ka qenë dhe më afër Ramës, sidomos në bashki. Kumbarogjithashtu, e shof si një personazh që mori një lloj konfirmimi në momentin kur Rama e mori për menaxhimin e mbetjeve për të treguar që do ketë një vazhdimësi. Këta 4 ministra i shikoj si të mundshëm të ruajnë postin e tyre” , tha Hila

More posts