Gazetari Roland Qafoku lëshoi kritika të forta ndaj opozitës, gjatë një debati me demokratin Ilir Alimehmeti. Ai tha se në PD vijojnë të emërohen figura që nuk e meritojnë postin, duke shtuar se Alimehmeti do të digjej si figurë nëse kandidon për Bashkinë e Tiranës.
Gazetari paralajmëron Alimehmetin: “Mos kandidoni për Tiranën, do digjesh si figurë politike!”

Sipas Qafokut, zgjedhja e Gazment Bardhit në krye të grupit parlamentar ishte një gabim, pasi ai nuk fitoi mbështetje në zgjedhje, ndërsa Belind Këlliçi duhej të kishte marrë drejtimin, si më i votuari i opozitës.
“Rama bën ç’të dojë sepse nuk ka një opozitë përballë. Prej 12 vitesh flasim vetëm për qeverinë, ndërsa PD nuk po ofron një alternativë. Nëse ti kandidon, do humbasësh, sepse kjo është gjendja reale,” u shpreh Qafoku.