Gazetari Elkier Bushkola është shprehur se në Vlorë pritet të ketë një bum ndërtimesh gjatë kësaj periudhe.
Gazetari habit: Në Vlorë mund të shkojë 10 mijë euro metri katror! Pritet “buum”…

Gazetari paralajmeroi çmendurinë duke deklaruar se metri katror i ndërtimeve ne Vlorë mund të shkojë në 10 mijë euro gjate viteve të ardhshme.
“Vlora pritet të ketë një bum të madh ndërtimesh për shkak të zhvillimeve në ishullin e Sazanit. Nuk do ishte çudi që metri katror të shkojë deri në 10 mijë euro për shumë faktorë. Ndër të tjera mbi të gjitha se ti je në treg ndërkombëtar. Po flasim për vijë bregdetare, sepse vija bregdetare është në treg ndërkombëtar. Sepse nis në Kroaci, në Mal të Zi dhe unë besoj se do ketë një zhvillim shumë të madh. Dhe unë besoj se të gjitha këto konflikte që ndodhin në Bashkinë e Vlorës ndodhin për këtë fakt, për ta marrë në menaxhim bashkinë e Vlorës, që të mos ketë asnjë lloj kundërshtie për çdo vendim që do merret”, tha gazetari.