Gazetari dhe moderator Flavio Qarri ka tronditur ditën e sotme rrjetin me një denoncim publik. Rasti I denoncuar prej tij, është sa personal aq edhe kolektiv. Bëhet fjalë për trajtimin që i ofrohet pacientëve në qëndrën shëndetësore nr8 në Tiranë, aty ku gzetarin ashtu si edhe dhjetra qytetarë të tjerë i “përplas” halli.
Gazetari Flavio Qarri: Dy fjalë për “shk*rdhatomjekësinë” dhe për znj Nevila Shtino

Më poshtë statusi i Flavio Qarrit
“Prej kohësh komshinjtë e mi më ankoheshin për çudira te qëndra shëndetësore 8. E kisha dëgjuar në forma nga më të ndryshmet për mjeken dhe shefen dhe politikanen në tentativë Nevila Shtino. Neglizhencë mjekësore, përtesë për të shërbyer, deri te modifikime letrash e receta pa lidhje. Sot pata një episod të neveritshëm. Çova dy fëmijët me simptoma viroze të rënduara me të cilat nuk jemi krejt të pamësuar. Ajo me të cilën isha i pamësuar ishte mungesa e dëshirës për të vizituar e shërbyer. Por nuk po flas për ndjesi se çdo gjë shtetërore në Shqipëri të jep ndjesinë për të vjellë ndaj zero lajm këtu. Bëhet interesante te fakti se sipas stafit aty ne nuk banojmë te lagjja ku banojmë. Ndaj refuzohet vizita. Madje njëri nga fëmijët me letrat e tyre nuk ka lindur ende. Ndaj refuzohet vizita. Me pak bindje realizohet vizita. U desh të siguronim më shumë letra se te kadastra që një mjeke të vinte stetoskopin në vesh. Vizita ishte një tjetër sjellje për të vjellë. Leximi i simptomave ishte krejt amator sipërfaqësor dhe banal. Mbushur me komente joprofesionale që po ua kursej. Pjesa më interesante ishte fakti se vizita u konsiderua si një nder. Jo detyrë rutinë. Madje në recetë ishte brilant një medikament që nuk është fare te lista barnave por qarkullon vetëm pa pullë. E kanë vetëm dy farmaci dhe njëra nga ato qëllon të jetë ngjitur me qëndrën. Nejse mjekja Nevina Shtino ishte protagoniste e kësaj çaventure. Më herët zonja ka qënë drejtoreshë e kësaj qëndre dhe është shkarkuar për shkelje në 2018. Imagjino sa keq duhet të jesh që të të shkarkojnë në sistemin tonë shëndetësor të Tireve. Nejse. Aty e keni. Shmangeni po mundët, por në google kërkojeni se do zbaviteni”!
Marrë shkas nga denoncimi i kolegut, redaksia e priza.al hulumtoi pak më thellë rreth drejtueses së qëndrës shëndetësore nr8. Zonja ka një karrierë interesante mes shkarkimeve dhe riemërimeve në detyrë.
Arsyet e shkarkimeve janë bërë publike, por arsyet e riemërimeve janë tejet interesante. Lidhjet e zonjës drejtoreshë, janë një nga rastet tipike ku politika përzihet me mjeksinë dhe viktimat, pra qytetarët janë ata që e “hanë” nga të gjitha anët…!