Irani ka nisur hakmarrjen pasi ka lëshuar disa raketa në drejtim të bazave ushtarake amerikane në Katar dhe Irak.
Gati për luftë/ Nis hakmarrja! Irani sulmon bazën ushtarake Amerikane (VIDEO)

Mediat e huaja citojnë një zyrtar izraelit, i cili raporton se Irani ka synuar bazat amerikane në Katar. Sipas Sky News, Irani lëshoi raketa balistike në bazën ajrore amerikane Al Udeid në Katar të hënën pasdite.
Ky zhvillim vjen vetëm disa orë pas paralajmërimeve zyrtare nga SHBA dhe Mbretëria e Bashkuar, të cilat këshilluan qytetarët e tyre në Katar të strehohen në vend, si masë paraprake.
Në të njëjtën kohë, edhe në bazën amerikane Ain al-Asad në Irak është aktivizuar sistemi i mbrojtjes ajrore, nga frika e një sulmi të mundshëm.