Gati ligji i ri! Pr0stituci0ni do legalizohet – Detajet e draftit

Drejtori i Shkollës së Magjistraturës, Arben Rakipi, ka deklaruar se drafti i ri i Kodit Penal parashikon dekriminalizimin e pr0st1tuc10n1t. Sipas tij, ky propozim vjen pas një analize të thellë të terrenit shqiptar dhe pas vëzhgimit të modeleve ligjore evropiane, si ai italian dhe francez, të cilët nuk e dënojnë ushtrimin e pr0st1tuc10n1t.

Rakipi, drejtuesi i Grupit të Punës për draftin e Kodit të Ri Penal, thekson se edhe pse personalisht nuk e konsideron pr0st1tuc10n1n si një profesion, ai beson se aplikimi i dënimeve penale në Shqipëri është bërë “i padobishëm”. Ai argumenton se ky lloj “profesioni” ka marrë një mbështetje të gjerë në shoqëri dhe shfaqet haptazi, madje edhe tek influencerët. Për këtë arsye, ndëshkimi penal nuk po arrin qëllimin e tij.

Pavarësisht propozimit, Rakipi nuk dha një datë të saktë se kur mund të ndodhë dekriminalizimi, pasi kjo lidhet me miratimin e ligjeve të tjera specifike që do të sigurojnë mbrojtjen e personave që ushtrojnë pr0st1tuc10n me dëshirë të lirë.

More posts