Pas Tiranës, edhe në Vlorë për herë të parë PS garën për bashkinë ia ka besuar një zonje.
Gara për Vlorën/ Brunilda Mersini lë mandatin e deputetit, ja kush e zëvendëson…

Në zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit, Brunilda Mersini do të jetë kandidatja e PS në Vlorë, duke lënë kështu mandatin e deputetes që e fitoi në 11 Maj.
Vendin e saj në Kuvend pritet ta marrë Briseida Cakerri, e cila renditej pas Mersinit në 11 maj.
Që nga 1912, në Vlore ka pasur 24 kryetarë bashkie, të gjithë burra, e kjo është hera e parë që i besohet gara për drejtimin e këtij qyteti një zonje.