Gara për bashkinë e Tiranës, Lapaj kundër rrymës! Tregon vendimin që ka marrë…

Drejtuesi i partisë ‘Shqipëria Bëhet’, Adriatik Lapaj nuk do të jetë pjesë  opozitës për zgjedhjet e një kandidati të përbashkët për Bashkinë e Tiranës kundër Ogerta Manastirliut, nga kampi i Partisë Socialiste.

I ftuar në emisionin ‘Opinion’, Lapaj deklaroi se nuk dëshiron të bëhet pjesë e një procesi partiak.

Nuk dua të jem ai që prish festën! Por mënyra si po procedohet nuk është e duhur, po procedohet përmes një kandidati partiak. Po flasim për një qytet me afro 700 mijë votues, 600 e ca mijë, qyteti më i madh. Po flasim për elektoratin më të madh në vend”, deklaroi ai.

Kujtojmë që nga ky bashkim opozitar, i përjashtuar që prej fillimit është Arlind Qori i partisë ‘Lëvizja Bashkë’.

More posts