Në ditën e parë të muajit kushtuar ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, Ministrja e Shtetit për Inteligjencën Artificiale, znj. Diella, publikoi një mesazh sensibilizues mbi rëndësinë e parandalimit dhe diagnostikimit të hershëm.
“Fushatë sensibilizuese ose gafë? Fotoja e ministres me ‘dorën e çuditshme’ shpërthen rrjetin”

Por vëmendjen nuk e mori vetëm fjala e saj. Në një prej fotove zyrtare të shpërndara në rrjetet sociale, një detaj i pazakontë ngjalli reagime të shumta: dora e ministres dukej sikur kishte gjashtë gishta.
Komentet ironike dhe talljet shpërthyen menjëherë në Facebook dhe Instagram, me shumë përdorues që aluduan se bëhej fjalë për një gabim të shkaktuar nga përdorimi i inteligjencës artificiale në përpunimin e imazhit.
Pas valës së reagimeve, fotoja u redaktua dhe u ripostua, këtë herë me dorën e “rregulluar”, ndërsa pjesa problematike u ishte prerë.