Furtunë në PS e Vlorës, çfarë vendi ekstrem mori Rama…

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim urgjent në ambientet e Bashkisë së Vlorës.Në këtë mbledhje me dyer të mbyllura, të pranishëm kanë qenë kryetari i Bashkisë, Ermal Dredha, drejtues të drejtorive vendore, deputetët aktualë dhe ata të zgjedhur nga zgjedhjet e 11 majit.

Takimi ka zgjatur rreth 90 minuta dhe është karakterizuar nga tone të ashpra dhe kërkesa të drejtpërdrejta nga ana e Kryeministrit Edi Rama. Sipas burimeve mediatike, Rama ka kërkuar shkarkimin e menjëhershëm të të gjithë drejtorëve të Bashkisë së Vlorës

“Që nga ky moment, të gjithë jeni të shkarkuar. Kryetari i Bashkisë duhet të firmosë menjëherë shkarkimet”, mësohet të ketë deklaruar Rama.

Ky reagim i fortë i Kryeministrit vjen në një kohë kur Vlora përballet me një sërë problematikash të pazgjidhura nga strukturat përkatëse, ndërsa pakënaqësitë qytetare për mënyrën e funksionimit të administratës vendore janë shtuar ndjeshëm.

Ende nuk dihet se kush do të jenë zëvendësuesit e drejtorëve aktualë, por në ditët në vijim priten zhvillime dhe emërime të reja në administratën e qytetit.

More posts