Parashikimi i motit për ditën e shtunë
F*rri në tokë”, d*gjet vendi, ja sa pritet te shkojnë temperaturat nesêr

Ditën e shtunë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, duke favorizuar një mot të kthjellët në pjesën më të madhe të territorit.
Në orët e paradites, moti do të jetë i kthjellët, me diell të fortë dhe pa reshje, ndërsa pas mesditës priten vranësira të lehta dhe kalimtare kryesisht në zonat jugore të vendit, të cilat nuk do të sjellin reshje.
Temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë, sidomos në vlerat maksimale, duke bërë që dita të jetë mjaft e nxehtë.
Temperaturat minimale do të luhaten rreth 17 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të ngjiten deri në 40 gradë Celsius në disa zona të ulëta dhe në qendër të vendit, ku pritet një ndjesi përvëluese për shkak të rrezatimit të lartë diellor dhe lagështisë.