FOTO/ Rama ironizon PD-në në prag të zgjedhjeve në Tiranë: Dyqani shitet

Rama ka publikuar në rrjetin e tij social Facebook, një foto që tregon degën numër 1 të demokratëve në Tiranë, e cila ka dalë në shitje

Kryeministri Edi Rama ka nisur ironitë ndaj Partisë Demokratike, ndërsa zgjedhjet e pjesshme lokale të 9 nëntorit në 6 bashki të vendit për kryetarë bashkie po afrohen.

Rama ka publikuar në rrjetin e tij social Facebook, një foto që tregon degën numër 1 të demokratëve në Tiranë, e cila ka dalë në shitje.

‘Shitet dyqani ‘, shkruhet në derën e kësaj njësie

Partia Socialiste ka shpallur Ogerta Manastirliun si kandidate të socialistëve për bashkinë Tiranë, ndërsa opozita nuk ka shpallur ende asnjë kandidat.

Vakancat në bashkitë Vlorë, Berat, Mat, Tepelenë dhe Cërrik janë krijuar për shkak të dorëheqjes së kryetarëve të bashkive, ndërsa në Bashkinë Tiranë për shkak se ish-kryetari Erion Veliaj ndodhet në qeli prej dats 10 shkurt, pasi u shkarkua me vendim të Këshillit të Minstrave.

More posts