Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Ohio të Shteteve të Bashkuara më 26 korrik 2025, kur erdhi në jetë një djalë i quajtur Thaddeus Daniel Pierce – nga një embrion që ishte ngrirë që në maj të vitit 1994. Ky fakt e bën atë foshnjën më të njohur ndonjëherë të lindur nga një embrion i ngrirë për kaq shumë vite.
Foshnja më “e vjetër” lind nga një embrion i ngrirë në vitin 1994

Embrioni ishte krijuar fillimisht nga Linda Archerd, e cila solli në jetë një vajzë përmes IVF-së dhe më pas vendosi të dhurojë embrionet e mbetura. Pas shtatë viteve përpjekjesh për të mbetur shtatzënë, Lindsey dhe Tim Pierce zgjodhën të adoptonin një nga këto embrione.
Ky rast nënvizon suksesin e teknologjisë së ngrirjes afatgjatë të embrioneve dhe rritjen e interesit për adoptimin e embrioneve si një zgjidhje reale për shumë çifte që përballen me infertilitetin.